Struga Trim Lum cakton miqësoret e para

Struga Trim Lum tashmë disa ditë me rradhë ka filluar me përgatitjet për sezonin e ri, ku për herë të parë do të bëjë gara në mesin e më të mirëve në futbollin vendor, njofton “infOSport.mk”.

Ndryshe skuadra në Strugë do të qëndrojë deri me 16 korrik, ku ka paraparë edhe 3 ndeshje miqësore, që më pas të transferohet në Bansko të Bullgarisë, aty ku do të zhvillojë fazën kryesore të përgatitjeve dhe gjithashtu disa ndeshje me skuadra nga jashtë Maqedonisë.

Sa u përket ndeshjeve të caktuara deri më tani, skuadra strugane do të luaj me Gostivarin, Sileksin, Vardarin e Forinës si dhe me Vardarin e Shkupit.

Leave a Reply