Shkëndija i mbyll me disfatë kontrollueset në Slloveni

Shkëndija i ka mbyllur me disfatë kontrollueset e saja në Slloveni, aty ku nga data 16 qershor zhvilloi fazën kryesore të përgatitjeve në prag të ndeshjeve të para eliminatore të Ligës së Kampionëve kundër skuadrës estoneze të Nome Kalju, njofton “infOSport.mk”.

Në ndeshjen e sotme të zhvilluar kundër ukrainasve të Zorya Luhansk, Shkëndija pësoi disfatë 0:3, që ishte e dyta në gjithsej 4 ndeshje të zhvilluara gjatë kësaj periudhe në tokën sllovene.

Goli i parë i skuadrës ukrainase të Zorya përballë Shkëndijës

Goli i parë i skuadrës ukrainase të Zorya përballë ShkëndijësNDESHJE MIQËSORESHKËNDIJA – ZORYA LUHANSK 0:1(V. KoçeRgin 19')

Публикувахте от infosport.mk в Понеделник, 1 юли 2019 г.

Koçergin realizoi golin e parë për Zorya që në minutën e 19-të, kur me një goditje nga distanca mposhti portierin “kuqezi”, Kostadin Zahov, ndërsa fare në fund në minutat 89-të dhe 90-të, Shkëndija pranoi edhe dy gola të tjerë, që ishin pjesë e Shallfeev dhe Gromov.

Shkendija peson humbje perballe ukrainasve te Zorya

Shkendija peson humbje perballe ukrainasve te ZoryaNDESHJE MIQESORESHKENDIJA – ZORYA 0:3Me poshte ne video ndiqeni golin e dyte te shenuar nga Egor Shalfeev

Публикувахте от infosport.mk в Понеделник, 1 юли 2019 г.

Rikujtohmë Shkëndija ishte mundur edhe nga Çekët e Fastav Zlin (0:1), ndërsa kishte mundur minimalisht 1:0 skuadrën sllovene të Olimpija dhe sllovakët e Zhilinës, transmeton “infOSport.mk”.

Ekspedita “kuqezi” nesër rikthehet në Tetovë, ku përmes stërvitjeve më të lehta do të pret takimin e parë kundër Nome Kalju, që në program është me datë 9 korrik. Ndeshjen e parë “kuqezinjtë” nga Tetova do ta zhvillojnë në transfertë, ndërkohë ndeshja e kthimit në Shkup në arenën “Todor Proeski” në program është me datë 16 korrik.

Leave a Reply