Renova nisi përgatitjet për sezonin e ri

Skuadra e Renovës nga sot zyrtarisht ka nisur me fazën e përgatitjeve për sezonin e ri në Ligën e Parë futbollistike të Maqedonisë së Veriut, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra nga Xhepçishti që në sezonin e ri do të udhëhiqet nga strategu tetovar, Bujar Islami, fazën e parë të përgatitjeve do ta zhvillojë në Tetovë, ndërsa nga data 11 deri më 20 korrik do të qëndrojë në Ohër, ku do të zhvillojë edhe fazën kryesore të përgatitjeve.

Ndërkohë sa u përket lëvizjeve në merkato, te Renova emra të rinjë janë dy sulmuesit Ilirid Ademi dhe Lavdrim Skenderi, ndërkohë njëkohësisht kanë vazhduar bashkëpunimin edhe me disa nga futbollistët më të rëndësishëm, siç janë Argjent Gafuri, Nenad Mishkovski, Bashkim Veliu dhe Florian Kadriu.

 

Leave a Reply