Makedonija GJ.P prezanton edhe përforcimin e dytë në merkato

Skuadra e Makedonija GJ.P gjatë ditës së sotme ka prezantuar edhe emrin e dytë të ri në rradhët e veta në prag të sezonit të ri futbollistik, që këtë vit për skuadrën nga Gjorçe Petrovi do të nis më herët, pasi “verdhekuqtë” do të prezantojnë vendin në eliminatoret e Liga Europa, njofton “infOSport.mk”.

Emër i ri në rradhët eMakedonija GJ.P është Luka Trajkoski, që vjen nga rradhët e Pobedës.

“Jam i lumtur për transferimin tim në Gjorçe. Po ndjehem shumë mirë në mjedisin e ri. Jam i kënaqur me atë që pash deri më tani këtu, nga ajo se si klubi është i organizuar dhe funksionon. Kjo tregon se unë si një futbollistë i ri do të kem rastin të përparojë në karrierën time. Premtoj se do të jap më të mirën nga vetja dhe se me dinjitet do ti bartë ngjyrat e kësaj fanelle” – është shprehur Luka Trajkoski për faqen zyrtare të klubit shkupjan.

Rikujtojmë ditë më parë drejtuesit e Makedonija GJ.P prezantuan edhe mesfushorin e Renovës, Ermedin Adem, dy emra këto që pritet të jenë pjesë e skuadrës për ndeshjet eliminatore të Liga Europa kundër Alashkert.

Duelin eparë Makedonija GJ.P do ta zhvillojë si mysafir me 11 korrik (17:00), ndërsa ndeshjen kthyese me 18 korrik do ta zhvillojë në stadiumin kryesorë pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë me fillim në ora 16:30.

Leave a Reply