Pasditën e së shtunës përgatitjet për sezonin e ri futbollistik i nisi edhe skuadra nënkampione e Vardarit, njofton “infOSport.mk”. Në grumbullimin e parë të thirrur nga ana e trajnerit Aleksanfdar Vasoski vërheshin mungesat e disa prej futbollistëve kyç të sezonit të kaluar, ndërsa gjithashtu edhe disa futbollistë nga shkolla e të rinjëve të kësaj skuadre, që duke pasur parasysh ndalesën e transferimeve nga ana e UEFA-s në dy vitet në vijim, do të duhet të përqënëdrohet më së shumti pikërisht te futbollistët e saj të rinj.
Fazën e parë të përgatitjeve, Vardari do ta zhvillojë në Shkup deri me datë 16 korrik, për të vijuar më pas me fazën kryesore në Slloveni, aty ku do të qëndrojë nga data 17 korrik deri me 2 gusht. Në tokën sllovene “kuqezinjtë” nga Shkupi kanë paraparë të zhvillojnë edhe disa ndeshje kontrolluese, me qëllim që sa më të përgatitur të presin startin e sezonit të ri në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, që hap siparin me 11 gusht, transmeton “infOSport.mk”.
Rikujtojmë Vardari sezonin e fundit 2018/2019 e mbylli në pozitën e dytë menjëherë pas Shkëndijës, mirëpo pasi nuk arriti të marrë liçencën e duhur për garat europiane nga ana e FFM-së, dështoi të luaj në eliminatoret e Liga Europa. Vendin e tyre e zuri skuadra tjetër shkupjane e Makedonija GJ.P.