Sevilja gati firmën me sulmuesin holandez, Luk De Jong

Sevilja është shumë afër marrëveshjes me PSV Ajndhovenin për kapitenin e këtyre të fundit Luk De Jong, njofton “Record”, përcjellë “infOSport.mk”.

Sulmuesi 28-vjeçar te skuadra andalulziane do të transferohet për shifrën e 12.5 milion eurove, ndërsa kontrata e tij do të jetë për 4 vite, shtojnë “Marca” dhe “Cadena Cope”.

De Jong në këtë mënyrë do të udhëheq sulmin e Seviljës bashkë edhe me sulmuesin e Red Bull Salzburg, Munas Dabur. Luk De Jong sezonin e fundit me fanellën e PSV Ajndhovenit realizoi plotë 32 gola, ndërsa do të jetë kjo një mundësi tjetër për të treguar cilësitë e tij jashtë vendlindjes, pasi aventurat e tij më parë te Njukasëll Junajtedi dhe Borusia Menhengladbahu nuk ishin të sukseshme.

Ndërkohë goleadori i andaluzianëve Visam Ben Jeder mund të largohet nga Sevilja për shumën e 40 milion eurove, aq sa është edhe klauzola e tij.

Për shërbimet e tij seriozisht po interesohet skuadra e Paris Sen Zhermen, që gjithashtu i ka vënë syrin edhe një tjetër futbollisti të Seviljës, Sarabia.

Leave a Reply