Përfaqësuesja U17 e Maqedonisë në konkurrencë të femrave që udhëhiqet nga trajneri Toshe Nacev me 26 dhe 28 qershor zhvilloi dy ndeshje kontrolluese ndaj moshatareve të tyre të Bosnje e Hercegovinës, njofton “infOSport.mk”.
Ndeshja e parë ishte mbyllur me fitore 3:1 të vajzave të reja boshnjake, ndërsa në ndeshjen e dytë Maqedonia e Veriut kishte nxjerrë një barazim 2:2, edhe atë duke iu falënderuar njërës prej futbollisteve më me perspektivë në vendin tonë, Kristina Mojsoska.
Kur po zhvilloheshin minutat shtesë të takimit, Mojsoska vendosi të ekzekutojë një goditje dënimi, ndërsa edhe pse distanca ishte shumë e largët, rreth 40 metra, ajo me plotë vetëbesim goditi topin fuqishëm, duke e dërguar në rrjetën e Josipa Radosh.
EUROGOLI I KRISTINA MOJSOSKAS NDAJ BOSNJE E HERCEGOVINËS
Këtij goli të super talentes Mojsoska do i kishin zili edhe yjet e futbollit
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 30 юни 2019 г.
Vërtetë një super gol ky, që do e kishin zili edhe yjet e futbollit botëror, qoftë në konkurrencë të femrave apo meshkujve.
Ndryshe golin e parë për Maqedoninë e Veriut në këtë përballje dhe njëherit të këtij takimi e realizoi Nikolovska që në minutën e 6-të, ndërsa golat e përfaqësueses së Bosnje e Hercegovinës, mbajnë firmën e Milnkoviç dhe Hasanoviç, transmeton “infOSport.mk”.
Vlen të përmendet se te Maqedonia në këtë ndeshje u paraqitën edhe 4 futbolliste shqiptare, dy prej të cilave, Ikmet Limani dhe Anida Idrizi në formacion e parë, ndërsa rastin e tyre nga bankina e morrën edhe Edina Sulejmani dhe Elisa Hani.
FORMACIONI U17 I MAQEDONISË SË VERIUT NË KONKURRENCË PËR FEMRA: |
Formacioni i parë: Verica Kolevska, Ikmet LIMANI, Anida IDRIZI, Radica Velkova, Ana Milçevska, Sara Evtinxhioska, Olivera Cokleska, Teodora Nikolovska, Viktorija Nedeva, Aleksandra Jovanovska, Bojana Petkova. |
Luajtën edhe: Era Stebleva, Kristina Mojsovska, Edina SULEJMANI, Mia Golovska, Elisa HANI, Dragana Tripçevska, Efimija Cuneva, Teodora Barton, Angela Zafirovska. |
Seleksionues: Toshe NACEV. |