Egjipti vallëzon nën ritmin e Sallah! Super gol i tij ndaj Ugandës (VIDEO)

Egjipti ka shënuar edhe fitoren e 3-të nga po aq ndeshje në grupin “A” në kuadër të Kupës së Afrikës, njofton “infOSport.mk”. Sonte ata mundën Ugandën me rezultatin 2:0, ndërsa edhe njëherë tjetër figurë kryesore doli të jetë kapiteni i tyre, Mohamed Sallah.

Sulmuesi i Liverpullit shënoi golin e parë në minutën e 36-të, kur në mënyrë perfekte ekzekutoi një goditje dënimi, ndërsa goli i dytë ishte pjesë e mesfushorit të Aston Villas, Ahmed Elmohamady.

Me këtë fitore Egjipti siguroi pozitën e parë në grup me 9 pikë, 5 më shumë se Uganda e vendit të dytë, ndërkohë me 3 pikë dhe shpresa për të vazhduar në fazën eliminatore, Kongo mban vendin e tretë.

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply