Nuk i ka shijuar dot pushimet Arbër Aliu, që është ndarë nga jeta në moshën 31-vjeçare, pas një aksidenti të pësuar në liqen.
Mbrojtësi i Erzenit, ishte në liqen duke bërë xhiro me një motor uji, por është aksidentuar rëndë pas çka edhe ka ndërruar jetë. Ka qenë madje e vështirë për të gjetur trupin e tij, pavarësisht punës së polumbarëve.
Aliu në të kaluarën, ka luajtur për ekipin shqiptar të Partizanit U-19, ndërsa karrierën e ka vazhduar më tej me skuadra si Kamza dhe Skënderbeu, Turbina dhe Tërbuni.