FC Shkupi gjatë ditës së sotme ka prezantuar portierin 23- vjeçar, Alban Miftari, njofton “infOSport.mk”. Miftari është një fëmijë ky i skuadrës nga Çairi, duke pasur parasysh se hapat e parë me futbollin i kishte bërë pikërisht te FC Shkupi.
Palët janë dakorduar për një marrëveshje një vjeçare, ndërsa rikthimi në familjen e madhe “bardheblu” ka gëzuar tej mase edhe vetë Miftarin.
“Jam shumë i kënaqur që rikthehem në shtëpinë time, aty ku u formova si portier. Shpresoj se do ti kënaqi stafin teknik dhe “Shvercerat”. Këtu në Bollu ndihem shumë mirë me shokët me të cilët kemi kaluar shumë kohë së bashku. Pas tri viteve të kaluara jashtë klubit të zemrës, po rikthehem me eksperiencë më të madhe dhe besoj se kjo do të më motivon më tepër. Tani e shoh se kam të bëjë punë me klub profesional dhe me ambient ku ndihem komod”, – ka thënë Miftari.
Alban Miftari si një portieri i ri në moshë nga FC Shkupi kishte kaluar te skuadra fqinje e Skopjes nga Autokomanda, ndërsa kohën e fundit ishte pjesë efutbollit kosovar, duke mbrojtur portën e Ferizajit dhe së fundmi Vitisë.