Bashkim Veliu megjithatë i mbetet besnik Renovës

Bashkim Veliu edhe sezonin e ri futbollistik do të veshë fanellën e Renovës, njofton “infOSport.mk”. Ai gjatë ditës së sotme ka pranuar ofertën e re të drejtuesve të skuadrës nga Xhepçishti, të cilët shprehen të kënaqur që kanë arritur të bindin një ndër futbollistët e tyre më të mirë viteve të fundit.

Edhe pse i njëjti pas përfundimit të kontratës mendohej se do të largohet edhe përfundimisht nga Renova, si duket dashuria ndaj këtij klubi bëri që ai sërish të pranojë të luaj me këtë skuadër, pjesë e së cilës është tashmë 7 vite me rradhë.

Bashkim Veliu që luan në të dy krahët e mbrojtjes, sezonin e fundit me petkin e Renovës regjistroi 33 paraqitje, 1 gol dhe 7 asistime, duke qenë një pjesë shumë e rëndësishme e skukadrës, që dalë nga dalë po krijon atë boshtin kryesor të futbollistëve për sezonin e ri futbollistik, transmeton “infOSport.mk”.

Rikujtojmë drejtuesit e skuadrës nga Xhepçishti ditë më parë arritën të vazhdojnë bashkëpunimin edhe me Argjent Gafurin, Nenad Mishkovskin dhe Florian Kadriun, ndërsa emra të  rinj janë dy sulmuesit, Ilirid Ademi dhe Lavdrim Skenderi, që rikthehet nga Gostivari.

Leave a Reply