Mesfushori kosovar, Rron Broja, i cili së fundmi ishte pjesë e FC Shkupit, ka vendosur që karrierën e tij ta vazhdojë në Superligën shqiptare, duke firmosur me kampionët e Partizanit, njofton “infOSport.mk”.
Broja me skuadrën nga kryeqendra shqiptare ka nënshkruar kontratë për dy vitet e ardhshme, duke ju dhën fund paqartësive rreth të ardhmes së tij.
Ai pati një eksperiencë shumë pozitive te FC Shkupi, për të cilën skuadër zhvilloi rreth 50 ndeshje brenda aventurës 17-mujore, sa kaloi në Çair.
Përveç me FC Shkupin, 23-vjeçari Broja gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe me ekipin e dytë të Gentit në Belgjikë, pastaj me Deinze, poashtu në Belgjikë, për tu rikthyer në vendlindjen e tij te Tepça ’89, nga e cila skuadër janarin e vitit 2018-të iu bashkua FC Shkupit.
Mesfushori i talentuar kosovar do ti bashkohet Partizanit menjëherë pas mbërritjes së tyre në Tiranë, duke pasur parsysh se aktualisht “të kuqtë” po vijojnë stërvitjet në Slloveni për ndeshjen e parë eliminatore të Ligës së Kampionëve kundër Karabahut.