Milani edhe zyrtarisht nuk do të marrë pjesë në kupat e Europës sezonin e ardhshëm. “Kuqezinjtë”, të renditur në vendin e 5-të në “Serie A”, kishin fituar të drejtën të luanin në fazën e grupeve të Liga Europa, mirëpo një gjë e tillë nuk do të ndodhë.
Një gjë të tillë ka konfirmuar edhe vetë klubi milanez përmes një komunikate, ndërsa e gjithë kjo ka ndodhur për shkak shkeljes së rregullave të “Fair-Play”-it financiar.
Sot është bërë zyrtar edhe vendimi i CAS, ku Milani e kishte dërguar çështjen.
Kësisoj vendin e Milanit në grupet e Liga Europa do ta zë Roma, ndërsa Torino do të luaj në ndeshjet eliminatore.