Florian Kadriu ka vazhduar bashkëpunimin me Renovën edhe për një vit tjetër, njofton “infOSport.mk”. Kërçovari kështu bëhet futbollisti i tretë që vazhdon bashkëpunimin me “gjipspunuesit”, pas Nenad Mishkovskit dhe Argjent Gafurit.
Kadriu te Renova erdhi janarin e vitit 2018-të nga ekipi i Rabotniçkit, duke regjistruar 27 paraqitje, 1 gol dhe 2 asistime.
Ndryshe Kadriu gjatë karrierës së tij në Maqedoni kishte luajtur edhe me FC Shkupin dhe skuadrën e vendlindjes së tij, Vëllazërimin, ndërsa gjithashtu kishte një aventurë edhe në Shqipëri me Teutën dhe Tiranën.