Feronikeli i Zekirja Ramadanit dhe Besmir Bojkut ka siguruar një biletë për raundin e parë eliminatorë të Ligës së Kampionëve, pasi sonte në finalen e ndeshjeve preliminare eliminoi skuadrën e Santa Koloma nga Andorra, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra nga Drenasi shënoi fitore minimale 2:1, edhe atë duke përmbys kundërshtarin, që avansoi në minutën e 55-të me anë të Chus Sosa.
Mysafirët deri tek goli erdhën falë edhe epërsisë numerike në ato momente në fushë, pasi për shkak kartonit të dytë të verdhë të Yll Hoxha.
Megjithatë kundërpërgjigja e Niklit edhe përkundër disavantazhit numerik, erdhi shumë shpejtë, pasi Mevlan Zeka vetëm pas disa minutave arriti që të barazojë shifrat në 1:1.
Ky rezultat ishte valid deri në minutën e 87-të, atëherë kur në skenë te Feronikeli doli sulmuesi Kastriot Rexha, që i siguroi biletën skuadrës së tij për në raundin eliminatorë, aty ku i pret përballja me Nju Seints nga Uellsi.