Milani nuk do të marrë pjesë në Ligën e Europës, për sezonin e ardhshëm. “Kuqezinjtë” kishin probleme me “fair play- financiar” dhe KAS-i vendosi t’i skualifikoi.
Kështu që vendin e Milanit do ta zërë, Roma e cila do të shkojë drejtë e në grupe, ndërsa vendin e “verdhekuqve”, do ta zërë Torino.
Kështu ndryshojnë planet dhe për Kukësin.
Verilindorët nëse do të kalojnë ndaj Debrecenit, në turin e parë të Ligës së Europës, në rrugë do të gjejnë Torinon dhe jo Romën, siç ishte programuar.