Besart Ibraimi pas më shumë se 7 muajve e nisi një ndeshje si titullarë, ndërsa prezenca e tij në fushën e blertë dha rezultatin e duhur për Shkëndijën, njofton “infOSport.mk”. Bomberi kërçovarë rezultioi të jetë deçiziv në fitoren 1:0 të Shkëndijës ndaj skuadrës sllovake të Zhilinës, duke shënuar golin e vetëm të këtij takimi.
Shkendija e mbylli me epersi minimale pjesen e pare ndaj Zhilines, super gol i Besart Ibraimit
Shkendija e mbylli me epersi minimale pjesen e pare ndaj Zhilines, super gol i Besart IbraimitSHKËNDIJA – ZHILINA 1:0(B. Ibraimi 39')
Публикувахте от infosport.mk в Четвъртък, 27 юни 2019 г.
Ibraimi golin e vetëm e realizoi në minutën e 39-të, kur pasi u lirua nga kundërshtari i tij në mënyrë maestrale dhe pasi përfitoi hapësirën e duhur për të goditur, me të djathtën e tij shënoi në këndin e poshtëm të portierit kundërshtarë.
Ishte kjo fitorja e dytë identike e Shkëndijës në tokën sllovene, pas asaj ndaj Olimpijas nga gjithsej 3 ndeshje të zhvilluara, duke pasur paraysh se “kuqezinjtë” ishin mundur në takimin e dytë nga çekët e Zlin.