FC Prishtina ka zhgënjyer tifozët e saj në ndeshjen e parë parakualifikuese në kuadër të Liga Europa, pasi sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” barazoi 1:1 ndaj skuadrës së St Joseph’s nga Gjibraltari, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra prishtinase para fillimit të takimit konsideroheshe favorite, mirëpo ashtu nuk doli të jetë edhe në fushën e blertë, pasi “bardhekaltërit” nuk arritën të shfrytëzojnë epërsinë e të luajturit në stadiumin e tyre.
Të dy golat e kësaj ndeshje u shënuan gjatë pjesës së parë, me Prishtinën që avansoi në minutën e 28-të me anë të Armend Dallkut nga penaltia, teksa barazimin mysafirët e arritën me anë të Jaun Penalozap.
Ndeshja e kthimit luhet më 2 korrik.
Kujtojmë se fituesi i kësaj përballje do të takohet me gjigandët skocez të Gllazgou Renxhers, që edicionin e kaluar ishte kundërshtarë i FC Shkupit që në raundin e parë eliminatorë.