Burhan Mustafa rikthehet te Boreci vetëm pas 6 muajve aventurë në Superligën e Kosovës me skuadrën e Ferizajit, njofton “infOSport.mk”. Gardiani shkupjan pjesë e skuadrës nga Velesi ishte edhe gjatë stinorit vjeshtorë të edicionit të kaluar, kur ishte një ndër më të merituarit që Boreci në fund e mbylli pjesën e parë të sezonit 2017/2018 në pozitën e parë.
Mustafa te Boreci rikthehet me rekomandim të trajnerit Gorazd Mihajllov, i cili ka besim të plotë te portieri 28-vjeçar, i cili këtë herë do të mbrojë portën e skuadrës nga Velesi në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë.
Ndryshe Mustafa është një fëmijë e FC Shkupit, i cili gjatë karrierës së tij përveç me fanellën e skuadrës nga Çairi ka veshur edhe atë të Milanos, Dritës së Bogovinës, Maxharit dhe EuroMilkut.
Te Boreci përveç Burhan Mustafës emra të rinj për sezonin e ri do të jenë edhe Filip Trajanovski, Martin Blazhevski dhe Filip Stojanovski, ndërsa në prova te kjo skuadër për disa ditë do të jetë edhe sulmuesi nga Gambia, Kvansu Fei.