Bomba e ditës, Shkëndija i merr futbollistin më të mirë rivalit të madh, Vardarit

Huan Felipe pritet të jetë përforcimi më i madh i Shkëndijës në prag të ndeshjeve eliminatore të Ligës së Kampionëve Europian, njofton “infOSport.mk”.

Informacionet që vijnë nga Tetova thonë se marrëveshja është arritur dhe ditëve në vijim pritet që Huan Felipe edhe zyrtarisht të prezantohet me fanellën “kuqezi” të Shkëndijës. Me këtë Shkëndija i jep edhe një goditje tjetër rivalit të madh, Vardarit, duke i marrë futbollistin më të mirë, pa të cilin skuadra shkupjane do ta ketë shumë të vështirë për sezonin e ardhshëm.

Huan Felipe u rikthye te Vardari shkurtin e këtij viti, pasi nuk arriti të gjejë veten te skuadra e njohur e Kairat nga Kazakistani, te e cila skuadër u transferua marsin e vitit të kaluar.

Ndryshe Huan Felipe në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë numëron mbi 100 ndeshje, 27 gola të shënuar dhe 23 asistime.

Leave a Reply