Mërgim Mavraj ka gjetur skuadrën e tij të re. Mbrojtësi “kuqezi” sezonin e ri do të luaj në Bundesliga II me skuadrën eGrojter Furt, aty ku edhe kishte kaluar momentet më të mira të karrierës. Ai në këtë mënyrë i dha fund qëndrimit të tij te skuadra Eingollshtad, që sezonin e ri do të garojë në ligën etretë gjermane.
Mavraj pjesë e Grojter Furt kishte qenë për 3 vite të plota (2011-2014), duke regjistruar 119 paraqitje me këtë skuadër.
“Nuk kam ardhur për të mbyllur karrierën time këtu. Drejtuesit e klubit më bindën me projektin dhe lojën që duam të aplikojmë. Dua ta ndihmoj skuadrën për këtë”, tha Mavraj.