Qeveria e Maqedonisë së Veriut, 1 milionë denarë shpërblim për kampionin, Besir Alili

Suksesi i mundësit Besir Alili në Kampionatin Europian vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes në institucionet e Maqedonisë së Veriut. Qeveria e vendit sot ka sjellur vendim për të shpërblyer  mundësin shkupjan me  1 milionë denarë (16 260 euro), ndërsa ka ndarë edhe 300 mijë denar (4 878 euro) për trajnerin e tij, Sufijan Ismailin.

Përveç Qeverisë, Agjencioni për Rini dhe Sport gjatë ditë së djeshme njoftoi se do të ndaj gjithashtu 1 milionë denar shpërblim për suksesin e arritur të Besir Alilit, ndërsa Qyteti i Shkupit prite që tëpremten të caktojë shumën që do të ndajë për vetë Besir Alilin, por edhe për Klubin e Mundjes “Liria”.

Rikujtojmë Besir Alili javën që lamë pas u shpall kampion i Europës në mundje (stil i lirë) në kategorinë e kadetëve deri në 48 kg, pasi mundi armenin Harutyun Hovhannisyan.

 

 

 

Leave a Reply