Sezoni i ri futbollistik 2019/2020 në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë do të startojë me 11 gusht, ndërsa ndeshjet e xhiros së parë në Ligën e Dytë – Perëndim dhe Lindje në program do jenë me 24 gusht. Një gjë të tillë për “infOSport.mk” konfirmoi komisioneri i garave pranë FFM-së, Vasko Dojçinovski, i cili gjithashtu njoftoi se ndeshjet e para të Kupës, ato të 1/16 së finales janë paraparë të zhvillohen me datë 21 gusht.
Rikujtojmë pjesë e Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë do jenë skuadrat si Shkëndija, Vardari, Akademia Pandevi, FC Shkupi, Renova, Makedonija GJ.P., Rabotniçki, Sileksi, Struga Trim Lum dhe Boreci.
Ndërkohë shorti i orarit të përgjithshëm për ndeshjet e Ligës së Parë dhe të Dytë do të mbahet deri në fund të muajit korrik.