Portieri Igor Aleksovski prej dje ka nisur me stërvitje më të lehta me ekipin e FC Shkupit, skuadër kjo që ditë më parë u akomodua në Bollu të Turqisë, atje ku do të zhvillojë edhe fazën kryesore të përgatitjeve për ndeshjet që e presin në eliminatoret e Liga Europa kundër skuadrës armene të Pjunik, njofton “infOSport.mk”.
Megjithatë Aleksovski nuk do të jetë gati për këto ndeshje, ndërsa do të mungojë edhe javët e para të sezonit të ri futbollistik 2019/2020 në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, që do të startojë me 11 gusht.
Rikujtojmë Aleksovski ishte dëmtuar gjatë fazës dimërore të përgatitjeve në Antalia të Turqisë në janar të këtij viti, kur gjatë një seance stërvitore kishte këputur ligamentin e këmbës së djathtë. Që nga janari ai është jashtë fushave të futbollit, ndërsa në dy muajt e fundit ai është stërvitur në palestër.