Struga Trim Lum gjatë ditës së sotme ka bërë zyrtarë edhe transferimin e sulmuesit të Renovës, Emran Ramadani. “infOSport.mk” i pari ju kishte informuar për këtë transferim të sulmuesit tetovar, i cili edhe pse fillimisht kishte arritur një marrëveshje me skuadrën kosovare të Llapit, në moment të fundit ndryshoi mendje duke pranuar ofertën e drejtuesve të Struga Trim Lum, që për sezonin e ri dëshirojnë të krijojnë një skuadër respektabile, me shpresë se do të kenë një sezon debutues mjaft pozitiv.
Ramadani me Struga Trim Lum ka firmosur kontratë një vjeçare, ndërsa bashkë me përforcimin tjetër të skuadrës, Hristijan Kirovski, por edhe me Florent Osmanin, pritet të udhëheqin sulmin e skuadrës strugane në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë.
Rikujtojmë përveç dyshes sulmuese, Kirovski-Ramadani, drejtuesit e Struga Trim Lum gjatë ditës së sotme prezantuan edhe portierin Urosh Gjuriç, që gjithashtu vjen nga rradhët e Renovës.