Shkëndija kundër Nome Kalju luan pa prozhektorë dhe në vapë!

Shkëndija për të dytin vit me rradhë do të prezantojë vendin në eliminatoret e Ligës së Kampionëve, aty ku do ta nisë rrugëtimin nga turi i parë. Shorti i hedhur në Nion të Zvicrës që disa ditë më parë “kuqezinjëve” u vuri përballë skuadrën estoneze të Nome Kalju, e që realisht e bënë skuadrën e Qatip Osmanit favorite për të kaluar në raundin e dytë, aty ku e pret fituesin nga përballja Sarajevo-Selltik.

Ndeshjen e parë kundër estonezëve të Nome Kalju, Shkëndija do ta zhvillojë në transfertë, ndërsa tashmë “infOSport.mk” ka mësuar edhe orarin e zhvillimit të dy ndeshjeve të para të skuadrës kampione të vendit.

Takimi i parë në Estoni në program është me datë 9 korrik dhe i njëjti do të startojë në ora 18:00, ndërsa ndeshja e kthimit në Shkup në arenën “Todor Proeski” do të zhvillohet me datë 16 korrik, me fillim në ora 17:00, orar ky jo shumë i përshtatshëm për një ndeshje të tillë duke pasur parasysh edhe temperaturat e larta që kanë kapluar kryeqendrën tonë.

Leave a Reply