Millano dhe Kortina d’Ampezo do të jenë dy qytetet nikoqire të Lojërave Olimpike dhe Paralimpike Dimërore, më 2026.
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar votoi për ofertën e dy qyteteve italiane, përballë asaj të kryeqytetit suedez, Stokholmit.
“Urime Millanos dhe Kortinas. Presim të kemi Lojëra të jashtëzakonshme në një vend tradicional të sporteve dimërore”, tha presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach.
Përveç Millanos dhe Kortinas, disa gara sportive do të zhvillohen edhe në Alpet italiane, përfshirë Bormion dhe Livignon.
Kortina ka qenë nikoqire e Olimpiadës Dimërore edhe në vitin 1956.
Në garë për organizimin e Lojërave më 2026 kanë qenë edhe katër qytete tjera: Sion i Zvicrës, Saporo i Japonisë, Graci i Austrisë dhe Kallgari i Kanadasë, por ato janë skualifikuar më herët. (REL)