Maliq Beluli dhe Shaban Sulejmani janë dy futbollistë të lirë, të cilët janë në kërkim të skuadrës së tyre të re, njofton “infOSport.mk”. Që të dy sezonin e kaluar ishin pjesë e skuadrës së Genç Kalemler, me të cilën skuadër megjithatë nuk arritën që të mbijetojnë në Ligën e Dytë – Perëndim.
E gjithë kjo bëri që ata të largohen nga kjo skuadër, ndërsa me të kuptuar një gjë të tillë në adresë të tyre tashmë kanë arritur edhe ofertat e para.
Duke pasur parasysh se është vetëm fillimi i merkatos, që të dy nuk nguten, duke kërkuar që të bëjnë zgjedhjen e duhur, ndërsa vlen të theksohet se gjatë karrierës së tyre këta dy futbollistë kanë milituar nëpër skuadra të njëjta, si Skopje, Vëllazërimi, Vllazninë e Pozheranit dhe së fundmi Genç Kalemler.
Sulejmani kishte një eksperiencë edhe jashtë Ballkanit, duke luajtur në Gjermani me Munih 1860, Itehady Shorta (Egjipt) dhe Dardani Llozanë (Zvicër).