Naser Aliji edhe zyrtarisht më nuk është pjesë e Dinamo Bukureshtit. Një gjë të tillë “infOSport.mk” kishte paralajmëruar që ditë më parë, ndërsa sot ka ardhur konfirmimi edhe nga vetë futbollisti kumanovar, i cili përmes një postimi në profilin e tij në “instagram” ka falënderuar shokët e skuadrës, por edhe tifozët e Dinamo Bukureshtit.
“Tifozë të Dinamos përshëndetje. Dua të njoftoj që sot mbyll aventurën time te Dinamo e Bukureshtin. Mendoj se më e mira për mua është të ndjek një rrugë tjetër dhe dua të falënderoj të gjithë shokët e skuadrës dhe tifozët për mbështetjen e tyre. Ju uroj më të mirat. Naser Aliji.”
Aliji skuadrës së njohur rumune iu bashkua në nëntorin e vitit të kaluar si futbollistë i lirë nga skuadra italiane e Virtus Entella. Ai me Dinamo Bukureshtin brenda kësaj periudhe të kaluar regjistroi 16 paraqitje, 11 prej të cilëve në kampionatin elitarë rumun dhe 5 ndeshje në kuadër të Kupës.