Filip Ristovski mund të përfundojë para kohe qëndrimin e tij te FC Shkupi. Pas transferimit të Bojan Gjorgievskit të Rabotniçkit, mbrojtësi i krahut të djathtë, Ristovski, nuk e sheh veten të sigurtë, ndaj shumë lehtë mund të ndodh që të braktis rradhët e skuadrës nga Çairi, edhe përkundër faktit se kontrata e tij skadon në fund të vitit.
Burime të “infOSport.mk” bëjnë me dije se 24-vjeçari nuk do të udhëtojë sot (e hënë) me ekipin drejt Turqisë, aty ku FC Shkupi deri me datë 10 korrik do të zhvillojë fazën kryesore të përgatitjeve në prag të ndeshjeve eliminatore të Liga Europa përballë Pjunikut lituanez.
Ristovski te skuadra nga Çairi erdhi nga rradhët e Sileksit në fillim të këtij viti, duke regjistruar 29 paraqitje, mirëpo nuk arriti që të bind, sidomos në fazën e fundit të ndeshjeve në Ligën e Parë.