Adis Jahoviq ndryshon skuadër, por mbetet në Turqi

Ish reprezentuesi i Maqedonisë, Adis Jahoviq në kërkim të sfidave të reja i ka dhënë fund qëndrimit të tij te Konjaspor, duke e ndërruar fanellën e kësaj skuadre, me atë të Malatijaspor.

Për boshnjakun do të jetë kjo skuadra e tretë në futbollin turk, pasi përveç me Konjaspor, më parë kishte veshur edhe fanellën e Goztepe.

Jahoviq me Malatijaspor, që këtë sezon do të luaj në Liga Europa ka firmosur kontratë dy vjeçare, me opcion rinovimi edhe për një vit tjetër.

Jahoviq sezonin e fundit me Konjaspor në Superligën turke zhvilloi 28 ndeshje, duke realizuar edhe 6 gola, ndërsa përveç tij, drejtuesit e Malatijaspor prezantuan edhe të riun, Murat Akshit, ndërsa ditë më parë prezantoi edhe mesfushorin Moryké Fofana, që gjithashtu erdhi nga rradhët e Konjaspor.

 

Leave a Reply