Shkumbin Qormemeti sërish në lëvizje. Pasi ditë më parë ndërmjetësoi në transferimin e futbollistit të Romës, Ezekuel Ponce te Spartaku i Moskës, gjatë ditës së sotme menaxheri dibran arriti që me sukses të mbyll transferimin e Liridon Latifit te kampionët e Moldavisë, Sherif Tiraspol, njofton “infOSport.mk”.
25-vjeçari dy vitet e fundit i kaloi në Hungari te skuadra e Pushkash Akademia, mirëpo duke qenë shumë larg rendimentit të tij, që ishim mësuar ta shohim me fanellën e Skëndërbeut, kur skuadra korçare, me të në skuadër dhe Bernard Berishën arritën suksesin më të madh në historikun e tyre, duke u bërë skuadra e parë shqiptare që do të luante në grupet e Liga Europa.
Latifi me Pushkash Akademi sezonin e fundit zhvilloi 20 paraqitje, duke shënuar edhe 5 gola, 4 prej të cilëve në ndeshjet e Kupës.