Komuna e Çairit dhe KM Liria në sheshin “Skënderbe” do të mirëpresin kampionin e Europës në mundje për kadetë, Besir Alili, ndërsa kësaj feste i është bashkuar edhe NQP Shkup, e cila ka vënë në disponim autobusin panoramik, me të cilin javë më parë u mirëpritën edhe hendbollistë e Vardarit, që triumfuan në Ligën e Kampionëve Europian, njofton “infOSport.mk”.
Pritja madhështore kampionit të Maqedonisë së Veriut, Besir Alili, ndryshe anëtarë i KM Liria do ti bëhet në sheshin “Skënderbeu” me fillim në ora 18:00.