Shkëndija ka pësuar disfatë minimale 0:1 në ndeshjen e saj të dytë kontrolluese në kuadër të ndeshjeve përgatitore që po i zhvillon në Slloveni, njofton “infOSport.mk”. Kampionët e vendit u mundën nga skuadra e Fastav Zlin, skuadër kjo që golin e vetëm në këtë ndeshje e realizoi në minutën e 15-të, kur pas një rivënie nga këndi Pavel Vyhnal me kokë shënoi në rrjetën e Zahov.
Goli i vetem i shenuar ne ndeshjen, Shkendija-Fastav Zlin
Goli i vetem i shenuar ne ndeshjen, Shkendija-Fastav ZlinNDESHJE MIQESOREKF SHKËNDIJA – FASTAV ZLIN 0:1(P.Vyhnal 15')
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 23 юни 2019 г.
Ndeshjen ndaj çekëve trajneri i “kuqezinjëve” Qatip Osmani e nisi me dy ndryshime për dallim nga ndeshja me Olimpijan, duke vendosur që portën t’ia besojë Kostadin Zahov në vend të Bekim Rexhepit, ndërsa në krahun e djathtë të mbrojtjes, në vend të Mevlan Muratit vendosi të luaj me Egzon Bejtullain.
XI startuese përballë FC Fastav Zlin🕔 17:00 CET🔴 LIVE ➡️ http://bit.ly/2FtjlFl
Публикувахте от KF Shkëndija в Неделя, 23 юни 2019 г.
Mirëpo edhe përkundër këtyre emrave të spikatur që ka skuadra tetovare, ajo nuk mundi të nxjerrë një rezultat pozitiv nga kjo ndeshje, duke u pajtuar në fund me disfatën e parë në tokën sllovene.
Rikujtojmë në ndeshjen e saj të parë kontrolluese skuadra e Shkëndijës me rezultatin minimal 1:0 mundi skuadrën sllovene të Olimpija, ndërkohë ndeshjen e rradhës “kuqezinjtë” do ta zhvillojnë me 27 qershor kundër skuadrës sllovake të MSK Zilina.