Lufta e Besir Alilit ndaj armenit, Hovhannisyan (VIDEO)

Besir Alili sot në Faenca të Italisë gëzoi gjithë shqiptarët ane mbanë Botës, por edhe gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, pasi arriti që pas shumë viteve ti sjellë një medalje ari nga një kampionat Europian në mundje, njofton “infOSport.mk”.

Shkupjani, pjesë e KM Liria në finalen e madhe të Kampionatit Europian për kadetë që po mbahet në Itali, mundi armenin Harutyun Hovhannisyan me rezultatin 7-6, edhe pse në fillim të luftës pa veten në disavantazh prej 0-5.

Megjithatë ky rezultat nuk dëshpëroi djaloshin e artë nga Shkupi, pasi i njëjti shumë shpejtë ktheu rezultatin në favorin e tij, të cilin me mjaft mençuri e administroi deri në fund, me ç’rast me plotë meritë iu gëzua medaljes së artë.

Rikujtojmë vitin e kaluar Besir Alili në Europianin e zhvilluar në Shkup duheshe të kënaqet vetëm me medaljen e argjendtë, pasi në finalen e madhe ishte mundur nga një mundës tjetër armen, Rafajall Hurutjunan.

Alili në Europianin e Italisë fillimisht në 1/8 e finales eliminoi polakun Oskar Kulczycki, që më pas në çerekfinale të jetë më i mirë se Andrei Vitan nga Moldavia, ndërkohë një vend për në finalen e madhe siguroi pasi eliminoi gjeorgjianin, Luka Gugegashvili. (infOSport.mk)

Leave a Reply