Dervishi largohet nga Teteksi, gati firma me Gostivarin!

Mbrojtësi i talentuar nga Tetova, Enis Dervishi, që luan në krahë, sezonin e ri futbollistik mund ti bashkohet Gostivarit, njofton “infOSport.mk”.

Dervishi së fundmi ishte pjesë e Teteksit, ndërsa pasi shkëputi kontratën me këta të fundit, ai hyri në bisedime me drejtuesit e skuadrës së Gostivarit, që garon në Ligën e Dytë – Perëndim.

Siç mëson “infOSport.mk” palët janë në rrugë të mirë për tu dakorduar, mirëpo para se të firmosin ndonjë kontratë, duhet precizuar edhe disa detaje të vogla. Në rast se gjindet gjuhë e përbashkët, atëherë Dervishi me 1 korrik pritet të vihet nën urdhërat e trajnerit Erxhan Menga, i cili me skuadrën e tij do të fillojë përgatitjet për sezonin e ri, e ku Gostivari sërish futet me ambicie për pozitat e para dhe për një vend në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, aty ku luajti për gjatë sezonit 2013/2014.

Leave a Reply