Paraqitjet e mira me fanellën e Verder Bremenit, por edhe me përfaqësuesen e Kosovës të Milot Rashicës, kanë rënë në syrin e shumë skuadrave të njohura europiane, që janë vënë pas shërbimeve të 22-vjeçarit nga Vushtria.
Sipas asaj që raporton “BILD”, drejtuesit e Verder Bremenit kanë refuzuar një ofertë prej 18 milion eurosh të Benfikës, skuadër kjo që njihet për kultivimin e talentëve, siç është rasti edhe me Zhoao Feliks, për shërbimet e të cilit interesohen shumë skuadra të njohura europiane.
Pretendimet e drejtuesve të skuadrës së Verder Bremen, janë se futbollisti i tyre, Rashica vlen më shumë, ndaj edhe nuk nguten, duke pritur ndonjë ofertë tjetër edhe më të majme.
Rashica sezonin e fundit me Verder Bremenin në Bundesligë regjistroi 26 paraqitje dhe 9 gola, statistika këto që në fund u shpërbylen nga tifozët e skuadrës, të cilët e zgjodhën si futbollistin më të mirë për edicionin 2018/2019.