Skuadra e Pjunik, kundërshtari i parë i FC Shkupit në ndeshjet eliminatore të Liga Europa, gjatë ditës së sotme ka prezantuar tre futbollistë të rinj, duke iu kundërpërgjigjur në këtë mënyrë skuadrës nga Çairi, që gjithashtu gjatë ditës së sotme prezantoi 3 përforcimet e reja, Mevlan Adilin, Bojan Gjorgievskin dhe Darko Ilieskin, që të tre mbrojtës, njofton “infOSport.mk”.
Në ndërkohë Pjunik ka transferuar dy mesfushorë dhe një mbrojtës, edhe atë ish reprezentuesin e Maqedonisë U21, Antonio Stankov, që te skuadra lituaneze u transferua nga ekipi holandez i Dordeht.
Sa u përket dy emrave tjerë, që të dy janë armen dhe vijnë nga kampionati elitarë i Armenisë.
Fjala është për mesfushorin ofenziv, Artjom Simonjan, i cili karrierën e tij e kishte nisur te Akademia e skuadrës së njohur ruse të Zenitit, ndërsa te Pjuniku erdhi nga rradhët e Ararat Erevan, si dhe për Artak Jedigarjan, që vjen nga ekipi i Alashkert Erevan.