FC Shkupi gjatë ditës së sotme prezantoi Mevlan Adilin, ndërsa siç mëson “infOSport.mk”, gjithashtu pritet të prezantohet edhe mbrojtësi i krahut të djathtë, Bojan Gjorgievski.
Ky i fundit është fotografuar me fanellën e FC Shkupit, me të cilën skukadër ka arritur marrëveshje 1-vjeçare.
Gjorgievski te skuadra nga Çairi vjen si agjent i lirë nga rradhët e Rabotniçkit, ndërsa para se të rikthehej në futbollin vendor, ai ishte pjesë e Teutës në Superligën shqiptare.
Ndryshe karrierën e tij Gjorgievski e kishte nisur te Vardari, për të luajtur më pas edhe te Metalurgu, Horizont Turnova dhe Pobeda në Maqedoni, ndërsa jashtë Maqedonisë ka provuar veten në Bjellorusi me Bate Borisovin, në Letoni me Skonto Rigan, në Bullgari me Neftochimik dhe në Serbi me Maçva.
Rikujtojmë FC Shkupi përveç Adilit, gjatë ditës së djeshme prezantoi edhe 3 senegalezët, Aboubakrine Sall, Oumar Guidaby dhe Lamine Diack, ndërsa gjithashtu “infOSport.mk” mëson se është arritur marrëveshja edhe me mbrojtësin Darko Ilieski.