Mevlan Adili rikthehet në folenë e vjetër!

FC Shkupi gjatë ditës së djeshme prezantoi 3 futbollistë senegalez, ndërsa me prezantimin e emrave të rinj, skuadra nga Çairi pritet të vazhdojë edhe gjatë ditës së sotme, njofton “infOSport.mk”.

Tashmë është zyrtar transferimi i mbrojtësit Darko Ilieski nga rradhët e Tikveshit, ndërsa bomba e ditës pritet të jetë prezantimi i ish futbollistit të tyre, Mevlan Adili.

Ky i fundit pasi shkëputi kontratën me skuadrën e Zhalgiris, mbeti një agjent i lirë, ndërsa dashuria e madhe për klubin e fëmijërisë, si duket ka luajtur rolin kryesor në një vendim të këtillë.

Në rast se një lajm i këtillë konfirmohet edhe nga drejtuesit e FC Shkupit, atëherë lirisht mund të themi se Adili do të jetë përforcimi më i madh për skuadrën nga Çairi për ndeshjet eliminatore të Liga Europa.

Rikujtojmë goglat deshën që FC Shkupi në ndeshjen e parë të Liga Europa të përballet me skuadrën armene të Pjunik. Ndeshjen e parë skuadra “bardhekaltër” do ta zhvillojë me 11 korrik në transfertë, ndërsa atë kthyese një javë më pas në Shkup, në arenën “Todor Proeski”.

Leave a Reply