Xhudistja ruse Natalia Kuziutina, që u bë e famshme pasi u fotografua me presidentin rus, Vladimir Putin, sot në kuadër të Lojrave Europiane – Minsk 2019, në finalen e madhe u mund nga Majlinda Kelmendi.
Xhudistja kosovare ishte superiore në luftën finale, duke valvitur edhe njëherë tjetër flamurin e Kosovës në piedestal, kësaj rradhe mbi atë rus.
Rreth disfatës së Kuziutina, e cila u bë e famshme nga fotografitë në stërvitje me Vladimir Putinin dhe që quhet partnere e stërvitjeve të kreut të këtij vendi, shkruajtën shumë media ndërkombëtare, e që e ndërlidhnin edhe me kreun e Rusisë.