Izair Emini gjatë ditës së sotme pritet të prezantohet te Drita e Gjilanit, njofton “infOSport.mk”. Pasi i përfundoi kontrata me Shkëndijën dhe të njëjtën nuk e vazhdoi, në adresë të Eminit arritën shumë oferta, si nga futbolli kosovar, gjithashtu edhe nga ai shqiptarë, mirëpo si duket drejtuesit e Dritës ishin më konkret dhe më këmbëngulës në transferimin e futbollistit tetovar, i cili në këtë mënyrë do të provojë veten edhe në Superligën e Kosovës.
Përveç Dritës, interesim për shërbimet e Eminit kishte shfaqur edhe skuadra rivale e qytetit, Gjilani, ndërsa gjithashtu në garë për nënshkrimin e ish futbollistit të Shkëndijës, ishte edhe Teuta e Durrësit.
Emini te Shkëndija luajti për gati dy vite, ndërsa sezonin e fundit me fanellën “kuqezi” regjistroi 25 ndeshje dhe 11 gola të shënuar.
Emini te Drita do të vihet nën urdhërat e trajnerit shkupjan, Ardian Nuhiu, me të cilin në vitin 2011-të festuan titullin e kampionit me Shkëndijën.