Alban Sulejmani futbollist i lirë, largohet nga Renova

Te Renova këtë javë kanë “vërshuar” largimet, ndërsa i fundit që i ka dhënë fund aventurës te skuadra nga Xhepçishti është Alban Sulejmani. 

Futbollisti kumanovar është larguar nga Renova pas një sezoni të kaluar te skuadra tetovare dhe për momentin mbetet lojtar i lirë. 

Sipas informacioneve jozyrtare, për Sulejmanin të interesuar janë dy ekipe nga Spanja dhe Qipro, ndërsa ka edhe disa pretendime nga një skuadër turke. Por për momentin, kumanovari ende nuk ka vendosur për të ardhmen, duke dashur të shqyrtoj ofertat dhe më pas të zgjedh skuadrën e duhur për të vazhduar karrierën. 

Sulejmani gjatë karrierë së tij përveç se te Renova, ka luajtur edhe për Partizanin, Legian, Pogon Siedlce dhe Makedonija Gjorçe Petrovin. /InfOSport.mk

Leave a Reply