ZYRTARE, Kukësi prezanton mbrojtësin maqedonas, Kitanovski

Tome Kitanovski edhe zyrtarisht është një futbollistë i ri i Kukësit. Mbrojtësi 27-vjeçar me origjinë nga Manastiri gjatë ditës së sotme është prezantuar te skuadra nga Verilindja e Shqipërisë, me të cilët ka nënshkruar kontratë një vjeçare, me opcion rinovimi edhe për një vit tjetër, njofton “infOSport.mk”.

Kitanovski te Kukësi vjen nga rradhët e skuadrës azere të FK Sabail, pjesë e së cilës ishte për një vit të plotë.


LEXO GJITHASHTU: Kukësi transferon një mbrojtës maqedonas


Ai me këtë skuadër regjistroi 21 paraqitje në elitën e futbollit azer, ndërsa gjatë karrierës së tij përveç me Pelisterin në futbollin elitarë të Maqedonisë së Veriut, Kitanovski ka luajtur edhe me dy skuadrat serbe, Vozhdovac dhe Mladost Luçani, pastaj ato dy kroate Istra dhe Slaven Belupo, si dhe në Rumani me skuadrën e Krajovas.

Leave a Reply