Vazhdojnë largimet nga Renova, Ermedin Adem rikthehet në kryeqytet

Ermedin Adem gjatë ditës së sotme edhe zyrtarisht ka mbyllur aventurën e tij te skuadra e Renovës, njofton “infOSport.mk”. Mesfushori shkupjan skuadrës tetovare iu bashkua gjatë muajit janar, ndërsa edhe pse ishte i lidhur me Renovën deri në fund të këtij viti, i pakënaqur me kushtet e ofruara nga ana e drejtuesve të “gjipspunuesve”, 28-vjeçari vendosi ti thotë lamtumirë kësaj skuadre, për të cilën zhvilloi 15 ndeshje, duke realizuar edhe 1 gol.

Adem te Renova u transferua nga rradhët e FC Shkupit, ndërsa gjatë karrierës së tij ai kishte luajtur edhe me Milanon, Teteksin dhe Makedonija GJ.P, te e cila skuadër rikthehet sërish pas plotë 5 viteve.

Ai pjesë e skuadrës nga Gjorçe Petrovi ishte nga janari i vitit 2013-të deri në korrikun e vitit 2014-të.

Leave a Reply