Vardar Forina gjatë ditës së djeshme edhe zyrtarisht siguroi një vend për në Ligën e Dytë – Perëndim, njofton “infOSport.mk”. Skuadra gostivarase në ndeshjen vendimtare mundi skuadrën shkupjane të Fortunës me rezultatin 5:1, duke arritur suksesin më të madh në historikun e saj.
Njeri i ndeshjes doli të jetë Orhan Miftari, që realizoi 3 gola, ndërsa nga një gol realizuan edhe Adiss Emruli dhe Besar Ibraimi.
Më poshtë mund të shihni të gjithë 6 golat si dhe rastet nga ndeshja finale e “play-off” për inkuadrim në Ligën e Dytë, ku përveç dy skuadrave finaliste, Vardarit të Forinës dhe Fortunës nga Shkupi, në lojë ishte edhe skuadra strugane e Vllaznimit. Ndaj këtyre të fundit, Vardar Forina kishte shënuar fitore minimale 2:1, falë golave të Adis Emrulit dhe Osman Alijit.