Fisnik Zuka është futbollisti i 7-të me rradhë që është larguar nga Renova. Kontrata aktuale e tij ishte deri në qershor, mirëpo pasi palët nuk arritën të gjejnë gjuhë të përbashkët rreth një kontrate të re, vendosën që të ndajën rrugët.
Kësisoj shkupjani 23-vjeçar tashmë është një agjent i lirë, mirëpo si duket për vetëm pak kohë, pasi për shërbimet e tij interesohen disa skuadra nga Liga e Parë e Maqedonisë, por gjithashtu ka interesim edhe nga jashtë.
Zuka te Renova luajti për një sezon të plotë, duke regjistruar 30 paraqitje. Ai te skuadra nga Xhepçishti erdhi nga rradhët e Flamurtarit, ndërsa gjatë karrierës së tij ishte edhe pjesë e FC Shkupit, aty ku edhe e kishte nisur karrierën prej futbollisti.
Rikujtojmë nga Renova më parë u larguan edhe Emran Ramadani, Xhelil Abdullai, Muhamed Useini, Matija Kobetiç, Urosh Gjuriç dhe Emanuel Mbella.