ZYRTARE, Feronikeli i Zekirja Ramadanit do të përballet me gjigandët e  Milanit

Gjithçka zyrtare sa i përket kundërshtarit të Milanit në ndeshjen miqësore që do të zhvillohet gjatë muajit gusht në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, njofton “infOSport.mk”. Do të jetë skuadra kampione e Feronikelit të strategut shkupjan, Zekirja Ramadani që do ketë nderin të luaj ndaj 7 herë kampionëve të Europës, të cilët pritet të tubojnë shumë tifoz nga mbarë trojet shqiptare në stadiumin e Prishtinës.

Lajmin e ka konfirmuar organizatori Agron Selimi, përmes profilit të tij zyrtarë në “facebook”, ku shihet duke i shtrirë dorën presidentit të Feronikelit, Naser Ramaj. Selimi ishte iniciatorë për ardhjen e Milanit  në Kosovë, derisa në opsione ishin edhe pesë klube të tjera kosovare.

Ndeshja në fjalë do të luhet me 10 gusht, ndërsa Feronikeli bëhet skuadra e dytë shqiptare, pas Shkëndijës që do të  masë forcat me gjigandët italian.

Për dallim nga kjo ndeshje, Shkëndija gushtin e vitit 2017-të kishte luajtur në fazën “play-off” të Liga Europa.

 

Leave a Reply