Fillojnë punimet për tribunën e re në stadiumin e Çairit

Sot edhe zyrtarisht kanë filluar punimet për ndërtimin e tribunës së re në kuadër të stadiumit të Çairit, ku ndeshjet si vendas i zhvillon FC Shkupi, një ndër skuadrat me shikueshmëri më të lartë në futbollin vendor, njofton “infOSport.mk”.

Tribuna e re do të ndërtohet përballë tribunës aktuale, mirëpo për ta ruajtur të paprekur hapësirën e Parkut të Çairit, që ndodhet në pjesën përballë tribunës, nga Komuna e Çairit kanë vendosur që të largojnë rrethojën e tribunës aktuale, me qëllim që të mund të spostohet fusha sportive dhe të krijohet hapësira e duhur për tribunën e re.

Prezent në nisjen e punimeve ishte vetë Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, drejtori sportiv i FC Shkupit, Omer Bunjaku si dhe ish pronari i skuadrës “bardheblu”, Rafet Muminoviq, transmeton “infOSport.mk”.

Ndryshe ndërtimi i tribunës shtesë në stadiumin e FC Shkupit, është pjesë e programit “Hat Trick” të UEFA-s, e që realizohet përmes Federatës së Futbollit të Maqedonisë dhe Komunës së Çairit.

Leave a Reply