Enis Bardhi edicionin që përfundoi në La Liga-n spanjolle nuk shënoi më shumë se 3 gola. Vitin e kaluar ai numëronte plotë 9 gola, 5 prej të cilëve nga gjuajtjet e lira, ndërsa këtë edicion futbollisti shqiptarë realizoi vetëm 1, mirëpo i njëjti u zgjodh më i miri për sezonin 2018/2019 në La Liga, duke lënë pas vetes edhe yllin argjentinas të Barcelonës, Lionel Messi.
Goli i Enis Bardhit i shënuar ndaj Getafes u zgjodh si më i miri nga ana e tifozëve, ndërsa pas tij mbetën Ruben Alkaraz i Valjadolidit, Lionel Messi i Barcelonës, Benat Eçeberia i Atletik Bilbaos dhe Kristian Teljo i Betisit.